U rrëzua te Piramida e Tiranës, policja 22-vjeçare humb jetën në Spitalin e Traumës

Një 22-vjeçare, punonjëse policie, ka ndërruar jetë këtë të martë në Spitalin e Traumës.

Efektivja e policisë u rrëzua aksidentalisht para disa ditësh te Piramida, teksa ndodhej me familjen.

Ajo ka qenë jashtë shërbimit në momentin e aksidentimit, dhe mësohet se ka përplasur kokën në një nga shkallët, ç’ka ka sjellë edhe vdekjen e saj.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top