U rrah me shokun e skuadrës për një lojë ping pong: zbulohet misteri i gishtave të fashuar të Son

Në çerekfinalen e Kupës së Azisë ndërmjet Koresë së Jugut dhe Australisë duart e tij ishin të lira dhe pa asnjë mjekim. Disa ditë më vonë, në gjysmëfinalen e humbur çuditërisht kundër Jordanisë, ai kishte një fashë të dukshme në dy gishta të dorës së djathtë. Shumë kanë pyetur veten: çfarë ndodhi me dorën e Son Heung-min? The Sun ka zbuluar historinë në prapaskenë dhe është e pabesueshme.

DËMTIMI I SON: SHERR PËR NJË LOJË PING PONG
Sipas rikonstruksionit të tabloidit britanik, një ditë para ndeshjes shumë të rëndësishme ndaj Jordanisë, disa lojtarë të rinj të kombëtares së Koresë së Jugut kanë darkuar me nxitim për të shkuar të luajnë ping pong. Mes tyre edhe Lee Kang-in, Seol Young-ëoo dhe Jung Woo-young. Megjithatë, mënyra e tyre e zhurmshme dhe e bezdisshme e lojës duket se ka përfunduar duke i bezdisur shokët e tyre të skuadrës, të cilët po vazhdonin të hanin. E nga ky kaos më pas lindi një sherr i vërtetë.

Si një kapiten i mirë, Son u përpoq të ndalte sherrin, madje duke kapur Lee Kang-in nga jaka. Megjithatë, sipas asaj që shkruan agjencia e lajmeve Yonhap, ky i fundit kishte reaguar duke tentuar të godiste me grusht sulmuesin e Tottenham. E pikërisht në konfuzionin pas gjithë kësaj, kapiteni i Koresë së Jugut pësoi një shembje të njërit prej dy gishtave.

Një histori surreale, e cila ndoshta e destabilizoi jo pak ekipin. Me shumë mundësi, humbja e bujshme kundër Jordanisë mund t’i atribuohet pjesërisht edhe “çështjes ping-pong”?

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top