U raportua se Hande dhe Hakan u ndanë për shkak të vjehrrës, ja çfarë thotë nëna e Hakanit

Një prej çifteve më të përfolur të shoëbizit turk, aktorja e dashur për publikun Hande Erçel dhe biznesmeni i njohur Hakan Sabancı, i kanë dhënë fund romancës së tyre pas tre vitesh lidhjeje, ndërsa një nga thashetheme ishte se mardhënia u pengua nga nëna e Hakanit, Arzu Sabanci, ku thuhej se ajo nuk e pranoi Handen si nuse për familjen e saj dhe i kërkoi djalit të ndërpriste lidhjen.
Pas ndarjes, Arzu Sabanci reagoi për herë të parë për këto raportime ku mohoi që ajo të ketë qenë shkaku i ndarjes së tyre.

“Nuk kemi ndërhyrë kurrë në jetën private të djalit tonë. Vendimi i ndarjes ishte i tyre dhe vetëm i tyre”, tha ajo, raportojnë mediat turke.

Tutje ajo shtoi se Handen e sheh si një vajzë të zgjuar, të bukur dhe të suksesshme, dhe se gjithmonë e ka ndjekur lidhjen e tyre me kënaqësi.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top