U qëllua 5 herë me armë, kryeministri sllovak Robert Fico jashtë rrezikut për jetën

Kryeministri sllovak, Robert Fico nuk është më në një gjendje të rrezikshme për jetën pas atentatit që u regjistrua ditën e djeshme ku u qëllua 5 herë me armë. Lajmi për gjendjen e tij e ka konfirmuar zëvendëskryeministri i vendit, Tomas Taraba. Taraba tha për BBC se operacioni i Fico-s kishte shkuar mirë.

“Unë mendoj se në fund ai do të mbijetojë,” tha Taraba, duke shtuar se ai nuk është në një situatë kërcënuese për jetën në këtë moment.”

Më herët ministri i Mbrojtjes tha se Fico po luftonte për jetën e tij pasi u plagos rëndë në një sulm në qytetin e vogël Handlova. Një i dyshuar është ndaluar në vendin e të shtënave. Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estoka e përshkroi atë si një atentat të motivuar politikisht.

Pas të shtënave, Fico u dërgua me urgjencë në spital dhe kaloi disa orë në operacion luftuar për jetën e tij. Nuk ka pasur asnjë përditësim zyrtar mbi gjendjen e kryeministrit që atëherë, por personi i dytë i tij në komandë ka thënë për programin Neëshour të BBC se Fico nuk ishte në një situatë kërcënuese për jetën në këtë moment.

Taraba shtoi se kryeministri u qëllua nga shumë afër. Të shtënat ndodhën në ditën kur parlamenti filloi të diskutonte propozimin e qeverisë për të shfuqizuar transmetuesin publik të Sllovakisë RTVS. Mijëra sllovakë kanë protestuar kundër reformës së propozuar të transmetuesit publik javët e fundit. Megjithatë, një demonstratë e planifikuar e udhëhequr nga opozita u anulua të mërkurën pasi u shfaq lajmi për të shtënat.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top