Ish-ministri i Jashtëm i Iranit Kamal Kharrazi ka ndërruar jetë, pasi u plagos gjatë sulmit amerikano-izraelit që synonte shtëpinë e tij në fillim të këtij muaji. Zyrtarët iranianë thanë javën e kaluar, se gruaja e Kharazit u vra gjatë sulmitajror të ndodhur më 1 prill, ndërsa ai u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë për trajtim.
Frederik Pleitgen i CNN intervistoi Kharazin në Teheran në mars në një bisedë ekskluzive të zhvilluar me lejen e qeverisë iraniane, siç kërkohet sipas rregulloreve lokale. Në atë intervistë, Kharazi i tha CNN se besonte që Irani mund ta mbante konfliktin për një periudhë të gjatë dhe tha se nuk shihte vend për diplomaci.
Ai parashikoi se lufta do të përfundonte vetëm nëpërmjet ‘dhimbjes’ ekonomike që shkakton. Kharrazi shërbeu si ministër i Jashtëm i Iranit në periudhën 1997–2005 dhe ishte gjithashtu këshilltar i liderit suprem, Ali Khamenei.