U përplasën keq në fushë, Icardi e tall në rrjetet sociale: poston një sy të nxirë, Dzeko e përcakton “të turpshme”

Nga përplasja në fushë gjatë ndeshjes Fenerbahce-Galatasaray, sfida e rangut të lartë në kampionatin turk, deri te sherri në rrjetet sociale. Dy ish-lojtarët e Inter, Mauro Icardi dhe Edin Dzeko, nuk kanë lënë gjë pa i thënë njëri-tjetrit në fushë. Sherrin argjentinasi e tërhoqi edhe në rrjetet sociale me një postim provokativ, bashkë më gruan e tij Wanda Nara.

Icardi postoi disa foto nga darka e tij e Krishtlindjeve në të cilat shfaqej me një sy të nxirë të dukshëm, si pasojë e sjelljes së keqe të pësuar në ndeshjen e madhe të Superligës turke. Provokimi i argjentinasit shkaktoi reagimin e ashpër të Dzeko: “Goditi shtyllën me kokë, pastaj e hodhi në Instagram dhe tani po qajnë për një penallti të mundshme… është fiks gjest i tyre! E turpshme!”, ka shkruar boshnjaku.

 

Përplasja mes të dyve, në krye të listave së golashënuesve të kampionatit turk me 12 gola në 17 ndeshje, kishte nisur në fushë. Me rezultatin e ndeshjes 0-0, të dy u konfrontuan në fushë kur Dzeko kishte shtyrë Icardi, duke ndezur një përballje të ashpër verbalisht. Icardi e Dzeko nuk hynë në kontakt të mëtejshëm fizik, por vazhduan të grinden me njëri-tjetrin gjatë gjithë ndeshjes.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top