U përplas fizikisht me Agron Shehajn, Noka: Po përdoret nga “Rilindja”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, përmes një postimi në rrjete sociale ka reaguar për përplasjen fizike me deputetin Agron Shehaj. Noka ka publikuar një foto të Shehajt me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velia, ku shkruan se i qëndron fjalëve që i ka thënë kreut të Partisë Mundësia”, në Kuvend se po përdoret nga “Rilindja” dhe është ushtar i Veliajt dhe Engjëll Agaçit.

““T’i bëjmë opozitë opozitës” është një nga metodat më të aplikuara të të rilindurve. Aplikohet nga tellallë ekranesh dhe të vetëpërdorur e të keqpërdorur në mënyrën më të egër nga #Rilindja. I qëndroj fjalëve që i thashë në sy. Për ata që nuk i dëgjuan po i shkruaj t’i lexojnë: Po bën lojën e Veliajt. Je ushtar i Veliajt dhe i Engjëll Agaçit”, shkruan Noka.

Përplasja e ashpër mes deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe deputetit të pavarur, Agron Shehaj ndodhi pasi, ky i fundit mbante prej orësh të bllokuar Foltoren e Kuvendit. Noka ka shkuar dhe ka kërkuar që të mbajë fjalën nga vendi ku ishte vendosur Shehaj. Këtë të fundit, Noka e shtyu dhe mori fjalën. Përplasja u bë edhe më e ashpër, kur Noka del nga foltorja, i merr telefonin Shehajt dhe ia hedh në tokë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top