U përjashtua nga BBV pas komentit ndaj Juelës, reagon Greta

Banorja e BBV, Greta,e cila doli mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e Big Brother VIP 5, pas komentit ofendues ndaj Juelës, ka folur në lidhje me rastin.

E ftuar në ‘Fan Club’ Greta i kërkoi falje familjes së Juelës për komentin e bërë në spektaklin e djeshëm, ku për pasojë ndërpreu garën. Në të njëjtën koha ajo tha se edhe familja e saj është ndjerë e ofenduar për fjalët që janë thënë drejt saj.

“Familja ime edhe e Selin janë shumë të lumtur dhe krenarë për mua. Kanë qenë suportues, por edhe ata janë ndjerë të ofenduar.

Unë i marr përsipër të gjitha fjalët që kam thënë dhe i kërkoj falje familjes së Juelës, por edhe mua më janë thënë të njëjtat gjëra, por me kamuflime. Familja ime ka qenë e mërzitur për fjalët që më janë thënë” tha Greta.

Greta foli edhe për raportin që ka pasur Miri me Selin, ku u shpreh se ajo Selin nuk ndjen asgjë për banorin, por që këtë gjë e ka bërë për lojë, ndërsa për Mirin ajo është shprehur se ai i afronte të gjitha vajzat e shtëpisë dhe se ai ka një lloj tërheqje ndaj tyre.

“Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për lojë dhe shumë mirë e ka bërë, edhe i kanë ardhur rrethanat që është futur në një vorbull nga e cila s’ka dalë dot. Miri ka një tendencë që t’u afrohet femrave të shtëpisë, ka një tërheqje dhe ka disa persona që nuk janë të plotësuar në jetë. Të gjitha gjestet edhe veprimet aty sillen”, tha Greta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top