U përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi, Paloka: U dënova dhe pse nuk isha

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pasi përjashtimi i tij me 10 ditë nga jeta parlamentare u cilësua në media si masë më e butë krahasuar me ditët e përjashtimit për kolegët e tij. Me anë të një reagimi një rrjetet sociale, Paloka thotë se në atë seancë nuk ka bërë asgjë.

POSTIMI:

Denim “i bute”…!
Ç’ne ?-me pyeten gazetaret duke e ditur qe deri tani une kam qene deputeti me “i denuar” ne ate Parlament.
Nuk jane aq te keqinj ata -ju thashe
Ja mua vetem me 10 dite me perjashtuan!
Ka vetem nje problem “te vogel” ne kete rast : une ne fakt ne ate seance nuk bera ASGJE!
Une nuk isha fare ne Parlament kur u hodh podiumi, as kur u nxorren karriget jashte, as kur u dogjen, as…
Per nje arsye te caktuar, une nuk isha fare kur ndodhen te gjitha keto. Edhe kur hyra ne salle, thjeshte qendrova ne kembe pa bere ASGJE!
E te gjithe kete ata e kane pare edhe ne kamera ( se na i kane cuar edhe ne pamjet). Pra e dijne shume mire qe une ate dite nuk bera ASGJE!
Por pavarsisht kesaj “u denova” !
E ky quhet “denim i bute” dhe me te drejte sepse keta pa bere asgje , pa asnje faj edhe te burgosin kur ti je armiku. Prandaj ne nuk kemi zgjidhje tjeter vec luftes. Rruga tjeter eshte te rreshtohemi si dele e te presim kur te na vije rradha ashtu pa bere ASGJE!

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top