U paraqit në SPAK, deputeti Asllan Dogjani flet për kallëzimin

Deputeti demokrat Asllan Dogjani i cili u paraqit sot në SPAK, foli për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK.

Dogjani tha se shkoi në SPAK për kallëzimin lidhur me vjedhjen e pronës publike në Tiranë, vjedhje kjo që sipas tij është bërë në bashkëpunim me kadastrën.

Dogjani tha se shkoi në SPAK për te marrë një kopje të aktit me CD. Ai akuzon biznesmenin e ndërtimit Ilirjan Çela se ka zaptuar kopshtin publik dhe e ka legalizuar atë për të ndërtuar një tjetër pallat, duke zhdukur hapësirat e gjelbra.

Dogjanin e shoqëruan në SPAK banorët dhe ish-pronarët e pallatit. Deputeti tha se ka edhe një dosje të cilën u’a ka çuar ambasadorëve, sepse sipas tij shteti shqiptar nuk funksionon.

“Sot kam marrë edhe banorët edhe ish-pronarë të e pallatit ku jetojnë, sepse për këtë kam ardhur edhe sot dhe kam marr kopjet e aktit me cd. Këtu kam edhe një dosje të cilën u’a kam çuar edhe ambasadorëve sepse shteti shqiptar nuk funksionon. Kam kërkuar interpelanca, kam bërë debate në parlament i kam kërkuar kryeministri Rama lidhje me grabitjen e pronës publike. Por ajo që më bën përshtypje është se unë bëj denoncim për vjedhje të pronës publike me korrupsuion. Kam denoncuar publikisht grabitjen e pronës publike në mes të Tiranës në bashkëpunim e Kadastrën. Vetë kadasatra e ka anuluar vendimin e vetë të ;legalizimit, e kemi kallëzuar në prokurori.

Do tu tregoj edhe një fotografi qe tu tregoj se çfarë është legalizuar sepse është shumë interesante. Kjo këtu është ajo nevojtorja që gjoja banonte një Ramazan Gjoshi përpara pallatit, që e ka përdorur për nevojtore për punëtorët kur ka ndërtuar pallatin ky Ilirjan Çela dhe më pas e ka legalizuar 210 metër katrorë tokë.” – u shpreh Dogjani.

Sot është hera e tretë që Dogjani paraqitet në SPAK. Më 4 nëntor para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Dogjani tha për gazetarët se po i hetojnë pasurinë. Ai tregoi arsyet e këtij vendimi si dhe personat që sipas deputetit qëndrojnë pas këllëzimit.

Asllan Dogjani akuzon biznesmenin e ndërtimit Ilirjan Çela se ka zaptuar kopshtin publik dhe e ka legalizuar atë për të ndërtuar një tjetër pallat, duke zhdukur hapësirat e gjelbra.

Kujtojmë se deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie.

M ë 3 korrik 2024, Dogjani u paraqit në SPAK për herë të parë, ku qëndroi për rreth dy orë e gjysmë. Atëherë Dogjani konfirmoi se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top