U mor i pandehur për abuzim me tenderat, paraqitet në SPAK kreu i KPP-së, Jonaid Myzyri

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është paraqitur këtë të hënë më Prokurorinë e Posaçme, ku do t’i komunikohet zyrtarisht akuza për “shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim. Myzyri është shoqëruar në seancë nga avokati i tij, Ermir Beta.

SPAK është duke hetuar procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në rast të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë. Çështja në fjalë po hetohet nga prokurori Elvin Gogaj.

Burime për mediat bëjnë me dije se Jonaid Myzyri po hetohet për një tender për mirëmbajtjen e aksit rrugor “Rrëshen (U.Fanit) – Shpal, Shpal – Q.Bene – K.Hadroj, Shpal-Ura e Repsit” (gjatësia totale 58.7 km), me vlerë rreth 2 miliardë lekë.

Po ashtu, “Boldnews.al” mëson se një ndër hetimet që po zhvillon Prokuroria e Posaçme ndaj Jonaid Myzyrit ka lidhje me shqyrtimin dhe përfshirjen e tij në vendimmarrjen për ankimet mbi prokurime publike të zhvilluara nga institucione të Sigurisë Kombëtare, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, etj.

Gjithashtu, mediat kanë raportuar se kreu i KPP-së po hetohet nga SPAK edhe për favorizimin që i ka bërë kompanisë NRG, me pronarë italianin Marco Genicco dhe bashkëshortja e tij shqiptare, Flutura Nuredini. Ata janë nën hetim të thelluar edhe nga Prokuroria e Tiranës për kontrabandë medikamentesh, me të cilat realizojnë spërkatjen kundër mushkonjave.

Jonaid Myzyri është paraqitur disa herë në Prokurorinë e Posaçme, ku është thirrur nga prokurori Elvin Gogaj për të dëshmuar për hetimet ndaj tij.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top