U largua më herët nga samiti i G7/ Trump kritika Macron: Emmanueli gjithmonë gabon

Pas largimit herët nga takimi i G7 në Kanada, Donald Trump kritikoi presidentin francez Emmanuel Macron, duke thënë se homologu i tij gabimisht sugjeroi se ai po kthehej në Uashington për të punuar për një “armëpushim” mes Izraelit dhe Iranit, duke shtuar se “është diçka më e madhe se kaq”.

“Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili kërkon publicitet, tha gabimisht se unë u largova nga Samiti i G7-ës në Kanada për t’u kthyer në Uashington për të punuar për një “armëpushim” midis Izraelit dhe Iranit. Gabim! Ai nuk e ka idenë pse jam tani duke shkuar në Uashington, por sigurisht që kjo nuk ka të bëjë fare me një armëpushim. Shumë më tepër se kaq. Qoftë me qëllim apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon. Qëndroni në pritje!”, ka shkruar Trump në Truth Social.

Nga ana tjetër, Macron tha në samitin e G7 në Kanada se largimi i Trump ishte një shenjë pozitive, pasi synimi ishte të arrihej armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit.

“Ka një ofertë për takim dhe bisedime, për të arritur armëpushimin dhe për të nisur më pas diskutime të tjera,” u tha Macron gazetarëve në samitin e G7 në Kanada.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top