U kthye pas një viti, Neymar dëmtohet në ndeshjen e dytë me Al Hilal: reagimi i tij

Për Neymar, makthi i dëmtimeve vazhdon dhe nuk duket se do të ndalet. Ylli brazilian i Al Hilal, i cili u kthye vetëm pak ditë më parë pas një ndalese që zgjati një vit, duhet sërish të përballet me fatin e keq. Në ndeshjen e Champions League aziatike të Al Hilal, Neymar hyri në fushë në minutën e 60-të, por më pak se 30 minuta më vonë u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një problemi muskulor. Më pas, në stol, ai shpërtheu në zemërim.

Dëmtimi i ri i Neymar në Champions League aziatike


Pas 14 minutave të para në fushë më 21 tetor në kampionat, që shënuan përfundimin zyrtar të periudhës së rehabilitimit të Neymar, plani i rikthimit parashikonte një përfshirje graduale. Pas një pauze të shkurtër që e la jashtë listës së të grumbulluarve për tri ndeshjet e radhës, Neymar u kthye në fushë më 4 nëntor në Champions League aziatike. Në pjesën e dytë të ndeshjes mes Al Hilal dhe Esteghlal FC, braziliani hyri në fushë në minutën e 60-të për të rritur minutazhin dhe për të rimarrë ritmin e lojës. Por fatkeqësia e goditi përsëri: në minutën e 87-të ai kërkoi zëvendësimin e menjëhershëm, duke ndjerë dhimbje në kofshën e djathtë. Një problem muskulor që e detyroi të dilte nga fusha duke çaluar dhe me shprehje dhimbjeje në fytyrë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top