U helmua dje gruaja e shefit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, mjekët thonë se kjo u bë me metale të rënda

Gruaja e shefit ukrainas të inteligjencës e cila është helmuar ditën e djeshme sipas një zëdhënësi të inteligjencës është helmuar me anë të metaleve të rënda dhe është duke u trajtuar në spital.

Ajo quhet Marianna Budanova dhe burri i saj gjenerali Kyrylo Budanov është kreu i inteligjencës ushtarake të Ukrainës (GUR). Helmimin e saj e ka konfirmuar për The Associated Press zëdhënësi i agjenciësë Andrii Yusov.

Yusov nuk dha më shumë detaje sa i përket helmimit dhe nuk komentoj se a ishte shënjestruar Budanov apo se a është Rusia prapa këtij akti.

Më parë gjatë këtij viti ai kishte thënë se shefi i inteligjencës ushtarake i ka shpëtuar 10 atentateve pas të cilave ishte shërbimi rus (FSB).

Më parë, Budanov kishte thënë për mediat lokale se gruaja e tij jeton me të në zyre gjë e cila sipas njohësve nënkupton se helmimi e kishte shënjestruar Budanovin dhe se prapa saj qëndron Rusia.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top