U gjet e mbytur në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Vajza 9-vjeçare, Ergesa Arrazi, e cila humbi jetën pasi dyshohet se u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë, do të përcillet sot për në banesën fundit. Mësohet se ceremonia mortore për 9-vjeçaren e ndjerë mbahet në orën 14:30.

Ndërkohë, kërkimet në lumin Buna po vijojnë ende për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 8-vjeçe dhe djalin 3-vjeç. Forcat e Armatosura janë nisur drejt Shkodër për të dhënë ndihmën në gjetjen e trupave.

Kërkimet po vijojnë që nga ura e vjetër e lumit Buna, deri në grykëderdhjen e Velipojës, ndërsa në ndihmë kanë ardhur peshkatarët dhe banorët e zonës. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top