U fut për të grabitur në një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

Një burrë 40-vjeçar shqiptar u plagos gjatë një përleshjeje me banorët pas një tentative vjedhjeje në Arnad, në veriperëndim të Italisë, më 5 dhjetor. Ai dyshohet se u sulmua me një objekt të mprehtë, dyshohet një kazmë, duke pësuar frakturë të legenit dhe plagë në pjesën e poshtme të barkut.

Karabinierët e arrestuan menjëherë dhe sekuestruan mallrat e vjedhura: 500 euro cash, bizhuteri dhe një çantë me vlerë totale rreth 5,000 euro. Një bashkëpunëtor i tij arriti të arratisej në zonën pyjore përreth. Hetuesit zbuluan se hajdutët kishin hapur me forcë një derë me rrjetë për të hyrë në banesë, ndërsa në qytet kishte pasur një tjetër tentativë vjedhjeje më parë.

I ndaluari ndodhet aktualisht në Spitalin Parini dhe do të qëndrojë aty deri sa gjendja e tij të lejojë transferimin në paraburgim. Hetimet nga Karabinierët e Châtillon/Saint-Vincent vazhdojnë për identifikimin e personave që sulmuan hajdutët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top