U dhunua ditën e djeshme, avokati Sokol Mëngjesi vijon të jetë në gjendje të rëndë

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua ditën e djeshme në zonë e ish-Bllokut, ndërkohë që dërgonte djalin në kopsht. Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore vijon të mbetet e rëndë, ndërkohë që është në monitorim intensiv nga stafi mjekësor në reanimacion.

Mëngjesi u dhunua nga tre persona të identifikuar nga policia si: Dorian Alia, Elton Kasaj dhe Drivaldo Aliaj. Ndërsa Romario Tabaku ka siguruar largimin e tre dhunuesve nga vendngjarja.

Pasditen e djeshme, u vetëdorëzua njëri prej dhunuesve në DVP e Tiranës, Dorian Alia, ndërsa policia vuri në pranga porositësin e dhunës ndaj avokat Mëngjesit, Dritan Nano. Tre personat e tjerë janë në kërkim nga policia

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top