Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako bën rekurs në Gjykatës e Lartë për dënimin që ju dha nga Apeli i Posaçëm në Tiranë. Gjykata e Lartë me dorëzimin e rekursit ka hedhur shortin ku dhe është caktuar si relator gjyqtari i lartë Genti Shala.
Dako u arrestua në 6 qershor 2023. Më 25 nëntor të 2024, GJKKO vendosi që ta dënonte me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre në dy raste.Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit u dënua për shpërdorim detyre në 2 raste, në kohën që ushtronte postin e kryetarit të bashkisë.