Një debutim i turpshëm për Abdukodir Khusanov, mbrojtësin uzbek të sapoblerë nga Manchester City me rekomandimin e Pep Guardiolës. Vetëm pas 3 minutash lojë, ai bën një gabim të madh me një pasim të gabuar prapa, duke ia dhuruar topin Jackson-it, i cili, i vetëm në zonë, i jep asistin perfekt Madueke-s për golin e avantazhit të Chelsea-t 1-0.
Gabimi i turpshëm i Khusanov pas vetëm 3 minutash
Një gabim i rëndë që në fillim të ndeshjes nxori në pah presionin e madh mbi lojtarët e Manchester City-t, një skuadër në krizë të vazhdueshme. Ky presion pati ndikim edhe te Khusanov, i ardhuri më i fundit, i cili u gjend në konfuzion total që me prekjen e parë të topit, duke bërë një gabim të pafalshëm. Ai tentoi ta kthente topin me kokë te portieri Ederson, por në vend të kësaj ia dha kundërshtarëve. “Etihad Stadium” mbeti i heshtur, ndërsa skuadra e Maresca-s festoi dhe e falënderoi për dhuratën.
۳۲ سال طول کشید تا یک ازبک به پریمیر لیگ انگلیس راه پیدا کنه و اولین ضربه اش پاس گل به حریف شد#منچستر_سیتس#چلسی#شیر_ازبک pic.twitter.com/LunHJzZvdf
— Ricky Gerveis ریکی جرویس ایرانی (@RickyGervaisIr) January 25, 2025
Për Khusanov ky ishte një fillim sa më i keq të ishte e mundur, një performancë e dobët që e ndoqi gjatë gjithë pjesës së parë. E vetmja gjë tjetër që e bëri të binte në sy ishte një karton i verdhë i marrë për një ndërhyrje të gabuar. Gabimi i tij nxiti tifozët e City-t të ironizonin me të dhe të shprehnin zhgënjimin e tyre për një lojtar që ishte një nga blerjet kryesore të merkatos dimërore, në një ekip që po has vështirësi për të gjetur identitetin e vet, me një Premier League tashmë të kompromentuar dhe me rrezikun e një eliminimi të pabesueshëm nga Liga e Kampionëve.
Kush është Khusanov, mbrojtësi i sapo blerë 40 milionë euro?
Abdukodir Khusanov, mbrojtësi 21-vjeçar uzbek, është një nga talentet në zhvillim të futbollit ndërkombëtar. Më 24 korrik 2023, ai u transferua përfundimisht te Lens në Ligue 1, ku firmosi një kontratë deri në vitin 2027. Megjithatë, këtë dimër, kontrata e tij u ndërpre për t’u bashkuar me Manchester City. Më 20 janar 2025, ai kaloi përfundimisht te City për shumën e konsiderueshme prej 40 milionë eurosh, duke nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029.
Khusanov është pjesë e kombëtares së Uzbekistanit prej disa kohësh. Ai ishte i ftuar për Kupën e Botës U-20 në vitin 2023 dhe në qershor të këtij viti u thirr nga kombëtarja e madhe për të marrë pjesë në CAFA Nations Cup, ku debutoi më 11 qershor kundër Omanit.