U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj

Këngëtarët Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu u arrestuan nga policia zviceriane dhe u mbajtën rreth 48 orë në Komisariat.

Edhe pse lajmi për arrestimin e tyre bëri bujë në media, ata kanë vijuar normalisht aktivitetin e tyre në rrjetet sociale duke mos folur mbi këtë çështje.

Soni ka publikuar dy foto në Instagram ku duket mjaft e qetë dhe nuk ka bërë asnjë koment mbi arrestimin.

I vetmi që komentoi këto lajme ishte këngëtari Labinot Rexha, i cili po ashtu do të këndonte në koncertin e 13 prillit, tha për mediat kosovare se ai nuk u ndalua nga policia e Zvicrës, pasi ka të drejtë punë në atë vend.

Ndërsa për kolegët shtoi se ata u ndaluan për shkak se vizat turistike nuk duhen përdorur për të punuar dhe si pasojë mund të ndëshkohen me ndalesë, deri në 10 vite për të performuar në Zvicër.

“Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00 ka hyrë kontrolla. Kur kam dal jashtë kam pa afro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mu, unë kam të drejtë të punës. Të Tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku. Diskoteka është duke vazhdu me punë.

Ata që po mendojnë liberalizimi i vizave është edhe me punu janë gabim. Nuk ke drejtë me punu në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll ata më nuk kanë drejtë të performojnë edhe për 10 vite tjera“, tha ai.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top