U aludua për romancë, reagon avokatja e Depp: Nuk është tipi im

Avokatja e njohur e Johnny Depp, Camille Vasquez, ka hedhur poshtë thashethemet se ajo kishte lidhje me aktorim, duke thënë se “nuk është tipi im”.

“Unë kurrë nuk do ta bëja,” tha Vasquez për Extra, dy vjet pasi ajo e ndihmoi aktorin të fitonte padinë e tij shumë të publicizuar për shpifje prej 100 milionë dollarësh kundër ish-bashkëshortes së tij, Amber Heard.

“Më lejoni të them këtu: nuk kam qenë kurrë në lidhje me Johnny Depp. Nuk do të dilja kurrë me Johnny Depp”, tha ajo, ndërsa theksoi se ata janë ende miq .

Vasquez, 40 vjeç, tha se thashethemet ishin aq të forta në atë kohë sa ajo madje telefonoi prindërit e saj për t’u siguruar që ata “e dinin përfundimisht” se ajo nuk ishte e lidhur në mënyrë romantike me aktorin.

Megjithatë, ajo pranoi se ishte e impresionuar nga aktori kur u takuan për herë të parë – por vetëm nga sa i ndryshëm ishte ai.

“Pas ndoshta 30, 40 minutash që fola me të, më kujtohet se e shikoja dhe mendova, ‘Ai e sheh botën ndryshe nga unë’, zbuloi avokatja.

Johnny paditi ish-gruan e tij, Heard, për një shkrim të botuar nga The Washington Post. Në artikull, ajo i referohej vetes si dikush që “foli kundër dhunës seksuale” dhe si “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top