U akuzua për sulm seksual, Russell Brand deklarohet i pafajshëm

Aktori dhe komediani britanik Russell Brand është deklaruar i pafajshëm për dy akuza të tjera për përdhunim dhe sulm seksual.

50-vjeçari u paraqit të martën në Gjykatën e Kurorës në Southwark, në Londër, për të dhënë deklarimin e tij lidhur me dy incidente të pretenduara që përfshijnë dy gra të ndryshme në vitin 2009.

Në maj të vitit të kaluar, Brand ishte deklaruar gjithashtu i pafajshëm për pesë akuza të tjera, që lidhen me ngjarje të pretenduara mes viteve 1999 dhe 2005, përfshirë përdhunim, sulm të pahijshëm dhe sulm seksual në zona të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas raportimeve të BBC, një seancë do të zhvillohet në mars për të vendosur nëse akuzat e reja do t’i bashkohen çështjes ekzistuese. Data e gjyqit është caktuar për 3 qershor.

Në total, Brand përballet me akuza penale nga gjashtë gra për krime seksuale që dyshohet se kanë ndodhur mes viteve 2006 dhe 2013, periudhë kur ai ishte në kulmin e famës së tij, duke punuar në programe televizive si Big Brother’s Big Mouth.

Brand i ka mohuar të gjitha akuzat. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai u shpreh: “Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në aktivitete pa pëlqim. Lutem që ta shihni këtë duke më parë në sy.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top