Një skenë që i la të gjithë pa fjalë. Në “Velodrome”, gjatë fitores 1-0 të Atalantës në Champions League kundër Marseille, Ivan Juric humbi toruan me Ademola Lookman menjëherë pasi e kishte thirrur në stol. Sulmuesi nigerian, sapo ishte zëvendësuar pas një goli të anuluar dhe dukshëm i mërzitur, teksa po shkonte të ulej në pankinë, i tha disa fjalë trajnerit. Në atë moment, tekniku kroat e kapi për krahu dhe e përballoi me ton të ashpër.
Vetëm ndërhyrja e disa anëtarëve të stafit të Atalantës e pengoi që grindja të përshkallëzohej. Lookman, i mbajtur nga të tjerët dhe ende i tronditur, arriti në pankinë ndërsa Juric vazhdonte ta qortonte. Kamerat regjistruan gjithçka, duke e bërë episodin viral brenda pak minutash.
Në konferencën për shtyp, Juric u përpoq ta minimizonte ngjarjen: “Janë gjëra që ndodhin çdo të diel, lojtari nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin. Gjithçka zgjidhet në dhomat e zhveshjes.” Por pamjet tregojnë diçka tjetër, dhe tensioni mes të dyve duket larg së qenit i mbyllur.
Clima sereno na Atalanta: Juric, conhecido por ser um brigão, discutiu forte com Lookman à beira do gramado. pic.twitter.com/w46tgDucYt
— Calciopédia (@calciopedia) November 5, 2025
TV amerikan i ashpër me Juric
Skena tronditi edhe televizionin amerikan, i cili e komentoi ashpër ngjarjen në programin CBS Sports Golazo. Ish-sulmuesi i Watford, Troy Deeney, ishte kategorik: “Kur prek fizikisht dikë, në atë moment unë dhe ti nuk mund të flasim më. Nuk ka asgjë që mund të thuash sot, nesër apo javën tjetër për të më bërë të harroj që ma ke bërë këtë para të gjithëve.”
Një gjykim i prerë, i ndarë edhe nga ish-mesfushori Nigel Reo-Coker, i cili akuzoi Juric për kalimin e një vije të pakalueshme: “Ti, si trajner, nuk mund ta bësh këtë, çfarëdo që të jetë thënë. Je një menaxher në Champions League dhe ndeshja transmetohet në gjithë botën. Kur prek fizikisht një lojtar, ke humbur.”
Në studiot e CBS, gjesti i teknikut kroat u cilësua “i papranueshëm” dhe “shkatërrimtar për grupin”, një veprim që minon autoritetin e trajnerit më shumë se çdo fjalë. Edhe ish-futbollisti amerikan Mike Grella kërkoi publikisht që kroati duhet të kërkojë falje ndaj Lookman, i shpallur Lojtari Afrikan i Vitit 2024, për të shmangur që përçarja të bëhet e parikuperueshme.
"When you physically put your hands on somebody, at that point me and you are not going to have a conversation again."@T_Deeney and Nigel Reo-Coker break down the altercation between Atalanta manager Ivan Jurić and Ademola Lookman ❌ pic.twitter.com/1Bid9DJwTw
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) November 6, 2025
E ardhmja e Lookman tani është në pikëpyetje
Episodi rihap edhe çështjen e pakënaqësisë së Lookman në Bergamo. Verën e kaluar, sulmuesi kishte kërkuar largimin pas ofertës së refuzuar nga Inter, duke folur për “premtime të pambajtura”. Kontakti fizik me Juric duket se ka thyer përfundimisht raportin.
Ndërsa klubi përpiqet ta minimizojë ngjarjen, pamjet vazhdojnë të qarkullojnë mes Italisë, Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara. Për komentuesit përtej oqeanit, gjesti i Juric përfaqëson “një vijë të kuqe të kaluar”, një episod që mund të shënojë fundin e marrëdhënies mes trajnerit dhe një prej simboleve të Atalantës evropiane dhe, ndoshta, edhe mes “Hyjneshës” dhe futbollistit të saj.