E sigurtë është një mbrojtës do të mbërrijë në Torino, ndoshta edhe dy. Vetëm se emrat në listën e Drejtorit Sportiv Cristiano Giuntoli janë 4: Skriniar, Tomori, Antonio Silva dhe Hancko. E pikërisht për këtë të fundit që luan në Holandë me Feyenoord duke se gjërat kanë avancuar aq shumë sa kanë tërbuar klubin e tij aktual.
Lista e Drejtorit Giuntoli
Situata me Skriniar ka hasur pengesa për shkak të pagës së lartë të sllovakut (9 milionë euro neto në sezon), të cilën Juve shpresonte ta ndante me PSG-në, por klubi francez nuk është i interesuar për këtë. Për sa i përket Tomori-t, kontaktet me Milanin vazhdojnë, por kuqezinjtë nuk janë të interesuar ta japin huazim në janar. Prandaj, emrat më të përfolur orët e fundit janë Antonio Silva dhe David Hancko.
Portugezi do të pëlqente një eksperiencë në Itali, dhe agjenti i tij, Jorge Mendes, po punon me Benficën për të pranuar një huazim me detyrim blerjeje në verë. Problemi është se klubi i Lisbonës nuk dëshiron të ndahet prej tij në janar dhe synon ta mbajë të paktën deri në fund të sezonit.
Edhe Hancko do të mirëpriste një rikthim në Serie A (duke pasur parasysh eksperiencën e tij të mëparshme me Fiorentinën), dhe sipas Tuttosport, Giuntoli i ka dërguar tashmë një draft kontrate. Kjo ka shkaktuar zemërimin e Feyenoord-it, që nuk ka ndërmend të heqë dorë prej tij në një moment kaq delikat të sezonit. Hancko ka tentuar të qetësojë situatën, duke i quajtur lajmet “fake news”, por përshtypja është se kemi të bëjmë me një mohim formal.
Puna vazhdon te Juve, por një nga këta 4 emra me shumë gjasë do të mbërrijë te bardhezinjtë në janar.