Turqia arreston dhjetëra persona të lidhur me sulmin terrorist në kishën katolike në Stamboll

Ministri i Brendshem turk ka thënë se policia turke ka bastisur 30 lokacione dhe ka arrestuar 47 persona si pjesë e hetimeve ndaj sulmit terrorist që ndodhi dje.

Në një deklaratë të lëshuar të dielën mbrëma, grupi ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist ndaj një kishe katolike të dielën teksa po mbahej mesha ku ka mbetur i vdekur një person. Ky sulm është duke u hetuar ende nga autoritetet turke.

Grupi terrorist ka shkruar se ata kanë sulmuar mbledhjen e të “pabesëve” të krishterë dhe ceremonisë së tyre “polyteistike” në Kishën Santa Maria në lagjen Buyukdere të Stambollit të dielën, raporton Euronews.

Dy persona të maskuar sipas pamjeve kanë hyrë në kishë dhe kanë shtënë me armë ndaj besimtarëve megjithatë arma e tyre ishte bllokuar dhe terroristët nuk kishin arritur që të vranin më shumë se një person.

Ministri Ali Yerlikaya ka thënë se dy terroristët janë anëtarë të ISIS dhe se njëri kishte shtetësi të Taxhikistanit ndërsa tjetri të Rusisë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top