Një rast i tmerrshëm ka ndodhur gjatë fundjavës në festivalin e famshëm Glastonbury në Angli, ku gjatë performancës së njëfarë Bob Vylan, ky filloi të thërrasë “vdekje, vdekje IDF-së”.
Glastonbury është festivali më i madh në Angli që mbahet çdo vit, por sivjet pati mjaft shumë politikë në të, me dhjetëra flamuj palestinezë në turmë dhe me performancën e turpshme të Bob Vylan.
Vylan filloi të thërrasë “Death, death to the IDF” (vdekje, vdekje IDF-së), ndërsa turma e çoroditur e përsëriti këtë shprehje.
Edhe kryeministri britanik, Keir Starmer, reagoi ashpër ndaj kësaj ndodhie në Glastonbury, duke kërkuar llogari edhe nga BBC-ja për faktin që vendosi ta transmetojë këtë turp.
“Nuk ka asnjë justifikim për këtë lloj gjuhe të tmerrshme urrejtjeje… BBC duhet të shpjegojë se si u transmetuan këto skena”, u shpreh Starmer.
Por, tashmë asgjë që vjen nga BBC-ja nuk arrin të befasojë askënd, meqë që nga 7 tetori i vitit 2023 e tutje, dihen qartë qëndrimet e transmetuesit publik britanik në raport me shtetin hebre.