Turner shpërthen në lot kur sheh Dua Lipën në altar, në ceremoninë me tetë të ftuar

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni në Londër, ku momenti më i komentuar ka qenë reagimi emocional i aktorit britanik në momentin kur ka parë nusen duke iu afruar.

 


Sipas Daily Mail, Turner është parë dukshëm i prekur dhe nuk ka arritur t’i mbajë emocionet.

 

“Ai ishte në lot dhe i dridhur”, ka thënë një burim i pranishëm në ceremoni, duke përshkruar momentin që është bërë viral mes fansave.

 

Çifti ka shkëmbyer betimet në Bashkinë Marylebone, në një ceremoni të rrethuar nga familjarët më të afërt, përfshirë prindërit e Duas, Dukagjin dhe Anesa Lipa, si dhe motrën dhe vëllain e saj, Rina dhe Gjin.

Momenti i hyrjes së Duas është përshkruar si më emocionali i gjithë ditës, me të gjithë sytë e fokusuar te reagimi i dhëndrit.

Pas ceremonisë, çifti është larguar me një taksi të thjeshtë të zezë për të vijuar festimet në një darkë familjare më të qetë.

 

“Dua dhe Callum thanë betimet e tyre në prani të familjes dhe miqve më të ngushtë. Ishte elegante dhe shumë e thjeshtë”, ka deklaruar një tjetër burim për mediat britanike.

Ndërkohë, festimet nuk përfundojnë këtu çifti pritet të organizojë një dasmë më të madhe tre-ditore në Siçili, me më shumë të ftuar dhe atmosferë luksoze.

 

Në Londër, megjithatë, mbetet momenti që ka marrë gjithë vëmendjen: Callum Turner i përlotur duke parë Duan teksa i afrohej altar-it.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top