Turizmi/ Shqiptarët preferojnë pushimet jashtë

Teksa Shqipëria është bërë një destinacion tërheqës për të huajt duket se shqiptarët nga ana tjetër po preferojnë gjithmonë e më shumë të eksplorojnë destinacione jashtë kufijve.

Rritja e zbehtë e vizitorëve vendas në strukturat akomoduese gjatë tetorit me një shifër modeste prej më pak se 1 për qind është reflektim në fakt i një sjellje konstante të këtij viti ku daljet janë në rritje dyshifrore sidomos gjatë fillim vitit dhe pranverës. Paralelisht më këtë edhe rënia e net qëndrimeve tregon të njëjtën tendencë.

Konkretisht shifrat e fundit që i përkasin muajit tetor 2024 tregojnë se daljet e shtetsave shqiptarë ishin mbi 624 mijë me një rritje 12 për qind në raport me tetor 2023. Ndërkohë nga janari në tetor daljet regjistruan nivelin 6.6 milionë apo 14.7 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Një sjellje e tillë nuk vjen rastësisht në kushtet kur numri i linjave me kosto të ulët ka ardhur në rritje në vend viteve të fundit teksa edhe destinacionet e fluturimeve kanë ardhur gjithashtu në rritje të vazhdueshme. Operimi me disa fluturime brenda ditës madje për disa destinacione e ka bërë atraktive udhëtimin gjatë fundjavave duke krijuar kështu fleksibilitet për ata që duan të shkëputen qoftë dhe për pak nga Shqipëria.

Daljet e vendasve shënuar rritje këtë vit edhe gjatë vetës nxitur kjo sidomos si një reagim ndaj një rritjeje të paarsyetuar çmimesh në disa rajone në vend, diçka që krijoi pakënaqësi dhe refuzim çka edhe pse u korrigjua shpejt nuk arriti të eliminonte efektin e braktisjes edhe nga vendasit.

Korriku dhe gushti janë muajt me numrin rekord të daljeve konkretisht 704 mijë dhe 901 mijë me një rritje prej 1.7 për qind dhe 9.2 për qind në raport me shtatorin dhe gushtin e vitit të kaluar. Destinacionet e zgjedhura kryesisht nga shqiptarët gjatë këtij viti të paktën gjatë verës ishin sidomos Greqia, Turqia por edhe destinacione të tjera si Italia./MONITOR

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top