Tuna reagon për vdekjen e reperit të njohur, kishte një këngë me të

Reperi i njohur amerikan, Fatman Scoop, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.


Ai kolapsoi në skenë të premten gjatë performancës në Connecticut dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku edhe më pas u konfirmua vdekja e tij.

 

Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe artistja shqiptare, Tuna Sejdi, e cila kishte bashkëpunuar me të rreth tetë vite më parë.

Ajo dhe Fatman së bashku me Franques sollën këngën “Knocks Me Out” në vitin 2016.

“Trashëgimia juaj do të jetojë përgjithmonë përmes muzikës tuaj. Dhe jam e lumtur që isha pjesë e saj”, ka shkruar ajo.

“Shumë dashuri për familjen, miqtë dhe fansat tuaj anembanë globit”, shtoi mes tjerash këngëtarja.

 

Kënga e tyre asokohe ka qenë një hit i madh që dëgjohej në çdo vend. /Telegrafi/

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top