Tuci i favorizuar, Uzuni nga pankina: ja si i vendos sot kuqezinjtë Sylvinho

Asnjë alibi. E për këtë asnjë eksperiment. Sylvinho kundër Çekisë do të luajë me sigurinë. Në fakt, dilema e vetmë është maja e sulmit, sepse të tjerët do të jenë të besuarit e zakonshëm me Balliun që tani ka dalë para Hysajt në hierarki.

Prapavija është e diktuar nga dëmtimet: jashtë Gjimshiti e Kumbulla, në qendër Ismajli e Ajeti. Nuk ka dyshime për Mitajn në të majtë, me anësorin e Rayos në të djathtë. Mesfusha është e paprekshme, me Ramadanin, Asllanin e Laçin, ndërsa në krahët ofensivë Bajrami e Asani do të startojnë titullarë.

Tuci duket I favorizuar ndaj Uzunit, pavarësisht se beratasi po kalon një moment shumë të mirë te Granada.

Edhe Muçi me grupin
Një grup i plotë shkon drejt ndeshjes nesër kundër Çekisë, në Air Albania që vlen vendin e parë për Grupin 1 të Ligës B në Nations League. Në seancën e fundit stërvitore, atë zyrtare në stadiumin ku do të luhet ndeshja, nuk ka patur asnjë problem për kuqezinjtë në dispozicion të teknikut Sylvinho.

Ernest Muçi ka punuar me ngarkesë të plotë, ashtu si Kristjan Asllani, që kishin shfaqur gjatë grumbullimit disa shqetësime të lehta muskulare. Pas 15 minutave të hapura për median, Sylvinho iu kushtua veprimeve taktike, duke u kujdesur për detajet, në një ndeshje që mund të zgjidhet nga episodet. Goditjet standarde dhe markimi brenda zonës ka qenë edhe këtë herë në fokus, duke njohur forcën fizike dhe shtatlartësinë e kundërshtarit. Braziliani ka shuar kështu edhe paqartësitë e fundit, duke qenë se tashmë mund të zgjedhë formacionin në bazë të ideve të tij për ndeshjen dhe jo problemeve fizike.

Një atmosferë pozitive, e galvanizuar edhe nga vizita speciale e Gjasulës e Lenjanit, me lojtarët të bindur në potencialin që kanë, momentin vendimtar në të cilën ka ardhur sfida direkte me çekët kryesues dhe ndërgjegjësimin se mund të përsëriten në Tiranë përballë skuadrës së Hasek. Një pikë ndan dy skuadrat kur të zbresin në fushë për 90 minutat që mund të përcaktojnë vendin e parë dhe me Gjeorgjinë e Ukrainën të gatshme të përfitojnë, pritet të jetë një ndeshje ku luhet vetëm për fitore…

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top