Tuchel, trajneri i ri i Anglisë, kontrata një mister: turpërimi me Greqinë nuk u durua nga FA

Thomas Tuchel është trajneri i ri i Anglisë. Lajmi tani është konfirmuar dhe gjermani do të marrë përsipër drejtimin e ekipit kombëtar të Tre Luanëve pas Gareth Southgate. Marrëveshja është arritur mes përfaqësuesve të trajnerit dhe Federatës Angleze të Futbollit. Prezantimi pritet të ndodhë këtë javë. Tuchel do të bëhet trajneri i tretë i huaj në historinë e kombëtares angleze, pas Sven-Goran Eriksson (2001-2006) dhe Fabio Capello (2007-2012). Kontrata e Tuchel do të përfundojë në korrik të vitit 2026, pas përfundimit të Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.

GREQIA, FATALE
Humbja në shtëpi javën e kaluar kundër Greqisë nuk u përtyp lehtë nga drejtuesit e Federatës Angleze. Lee Carsley, trajneri i përkohshëm pas largimit të Gareth Southgate, përfundoi mandatin e tij më herët se sa ishte parashikuar. Humbja ndaj Greqisë në Wembley ishte pika e fundit që derdhi gotën e që bindi Federatën Angleze të ndryshonte menjëherë drejtimin teknik. Për të bërë më mirë se paraardhësi i tij, Tuchel duhet të fitojë një trofe, duke marrë parasysh dy finalet radhazi në Evropian dhe një performancë të mirë në Botërorin në Arabinë Saudite. Për momentin nuk janë bërë ende të njohura shifrat dhe kohëzgjatja e kontratës, por ish-trajneri i Chelsea dhe Bayern Munich do të drejtojë kombëtaren angleze vetëm në vitin 2025. Një zgjedhje shumë tërheqëse për trajnerin, por njëkohësisht edhe e rrezikshme.

DETYRA E VËSHTIRË
Aktualisht, drejtimin e Harry Kane dhe shokëve të tij e ka Lee Carsley, ish-trajneri i kombëtares U21, i cili zëvendësoi Southgate pas dorëheqjes së tij, pas humbjes së dytë radhazi në finalen e Kampionatit Evropian. Në Angli u fol gjithashtu për një interes për spanjollin Pep Guardiola, kontrata e të cilit me Manchester City përfundon në fund të sezonit, por në fund zgjedhja ra mbi Tuchel, edhe pse ai sapo ka kaluar një sezon aspak brilant te Bayern Munich. Në Angli, Tuchel gëzon ende një respekt të madh për atë që arriti te Chelsea në vitin 2021, kur fitoi Champions, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top