Tuchel te Bayern edhe në sezonin e ardhshëm? Tekniku: Çdo gjë mund të ndodhë!

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, ka folur për të ardhmen e tij.

Ai ka deklaruar se dotë ishte e padrejtë që klubi t’i kërkonte qëndrimin pasi që në momentin kur u njoftua largimi i tij në fund të këtij sezoni, klubi ka nisur një kërkim intensiv për një trajner të ri.

Megjithatë ai në fund ka thënë që çdo gjë mund të ndodhë dhe një marrëveshje mund të arrihet.

“Që kur vendosëm të ndaheshim në fund të këtij sezoni, klubi ka nisur një kërkim intensiv për një trajner të ri. Vërtet, kjo gjë ndoshta ka nisur që para bisedës sonë, në të cilën ramë dakord.

Në këtë situatë, do të ishte e padrejtë që klubi të më kërkonte të qëndroja. Çdo marrëveshje mund të anulohet bashkërisht, çdo gjë mund të ndodhë” – tha ai.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top