“Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp si trajner i Bayern Munich. Ka pasur kontakte për të parë nëse mund të vazhdojmë së bashku, por nuk kemi arritur një marrëveshje – dhe nuk do të them arsyet – dhe prandaj vendimi i marrë në shkurt mbetet në fuqi”. Në prag të ndeshjes së Bundesligës kundër Hoffenheim, Thomas Tuchel konfirmon lamtumirën e tij me klubin bavarez në fund të sezonit, pavarësisht një kontrate deri në qershor 2025. Kohët e fundit ishte folur për mundësinë e vazhdimit së bashku pavarësisht një ndarjeje tashmë të paralajmëruar.
Tani erdhi konfirmimi se rrugët e tyre do të ndahen. Tuchel është kontaktuar edhe nga Milan, por diskutimet janë ndërprerë menjëherë. Kërkesat e trajnerit gjerman, i cili provoi shumën prej 12 milionë eurosh, ishin shumë të larta.
Sipas të dhënave, Tuchel dëshironte një zgjatje të kontratës së tij aktuale deri në vitin 2026 për të qëndruar. Në javët e fundit, Bayern ka marrë disa refuzime në kërkimin e tyre për një pasardhës të Tuchel. Nuk pranuan të uleshin në pankinën bavareze trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann dhe trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick. Disa lojtarë, si kapiteni Manuel Neuer, kanë shprehur së fundmi mbështetjen e tyre për qëndrimin e Tuchel. Madje edhe tifozët kanë dalë në krah të tij. Mbi 10 mijë firma i mblodhën në një peticion për ta mbajtur në pankinë.
https://x.com/FabrizioRomano/status/1791402250209808411?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1791402250209808411%7Ctwgr%5E4268ab344fd91e885909e33d237ec8d97c3ffb9c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2024%2F05%2F17%2Ftuchel-konfirmon-lamtumiren-nga-bayern-asnje-akord-per-te-qendruar%2F&mx=2