Trump zgjedh këshilltaren e tij Susie Wiles si shefen e ardhshme të kabinetit

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi Susie Wiles, një nga drejtueset e ekipit të fushatës së tij, si shefe të kabinetit të ardhshëm të Shtëpisë së Bardhë, gruaja e parë që do të ketë këtë post të rëndësishëm.

Wiles i atribuohet gjerësisht merita brenda dhe jashtë rrethit të brendshëm të Trump për drejtimin e fushatës së tij të fundit, që konsiderohet si më e disiplinuara. Ajo ishte pretendentja kryesore për këtë pozicion.

Ajo ka qëndruar përgjithësisht në hije dhe madje as nuk pranoi të merrte mikrofonin për të folur ndërsa Trump deklaroi fitoren në orët e para të së mërkurës.

Enërimi i Wilesit është vendimi i parë madhor i Trump si president i zgjedhur dhe mund të jetë një provë përcaktuese për administratën e ardhshme të tij, pasi i duhet të krijojë shpejt ekipin që do të ndihmojë në drejtimin e qeverisë federale.

“Susie është e fortë, e zgjuar, krijuese dhe admirohet dhe respektohet në të gjithë botën. Susie do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për ta bërë Amerikën përsëri madhështore,” tha Trump në një deklaratë. “Ajo e meriton plotësisht që të jetë shefja e parë femër e kabinetit në historinë e Shteteve të Bashkuara. Nuk kam asnjë dyshim se ajo do ta bëjë vendin tonë krenar.”

Shefat e kabinetit shërbejnë si personat më të besuar të presidentit, ndihmojnë në ekzekutimin e agjendës së presidentit dhe balancojnë prioritetet politike. Wiles është një këshilltare republikane me bazë në Florida, e cila drejtoi fushatat e Trump në këtë shtet në vitet 2016 dhe 2020, si edhe fushatën e suksesshme të guvernatorit të Floridës Ron DeSantis në vitin 2018./ REL

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top