Trump: Vetëm unë mund të parandaloj Luftën e Tretë Botërore

Ish-presidenti Donald Trump vazhdon përpjekjet për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë. Kandidati, i cili aspiron të udhëheqë Partinë Republikane në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ka mbajtur një fjalim në qytetin Davenport, ku lufta në Ukrainë ka qenë një nga çështjet kryesore të fjalimit të tij.

Trump ka parashikuar një Luftë të Tretë Botërore nëse nuk kthehet në Shtëpinë e Bardhë: “Unë jam i vetmi që mund të bëj këtë premtim: unë do të parandaloj Luftën e Tretë Botërore, sepse unë besoj vërtet se do të ketë Luftë të Tretë Botërore”.

Udhëheqësi republikan ka akuzuar presidentin aktual Joe Biden se e ka udhëhequr vendin në një luftë bërthamore “që mund t’i japë fund botës”.

Në fakt, Trump ka shkuar më tej dhe ka vënë në dukje se si do të ishte Lufta e Tretë Botërore: “Do të jetë një luftë bërthamore. Pra, kjo nuk është si Lufta e Dytë Botërore, ku ne kishim tanke dhe pushkë të ushtrisë dhe ishim duke ndjekur njëri-tjetrin.

Ky është një nivel që ndoshta do t’i japë fund botës. Dhe ne kemi njerëz që nuk e dinë se çfarë po bëjnë”.

Trump e ka përshkruar momentin aktual gjeopolitik si “më të rrezikshmin” dhe i vjen keq, sipas mendimit të tij, që Biden “e ka çuar Rusinë direkt e në krahët e Kinës”.

Në fund, Trump i tha turmës se me të në pushtet, lufta do të përfundonte shpejt: “Menjëherë pasi të fitoj presidencën, do të zgjidh luftën katastrofike mes Rusisë dhe Ukrainës. Më duhen 24 orë, ndoshta edhe më pak”.

Pentagoni në Kongres: Po na mbarojnë fondet për Ukrainën

8 ditë betejë me flakët në Darëzezë, si u rrezikua gjatë natës një banesë

PE diskuton sot për sulmin ndaj policisë së Kosovës, pritet miratimi i një rezolute

Putini emëroi Andrey Troshev si drejtuesin e tyre/ Luftëtarët e Wagner: Tradhtar

BILD: Serbia duhet ndalur qoftë edhe ushtarakisht nga NATO

Mblidhen krye diplomatët evropian në një takim të pa paralajmëruar në Kiev

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top