Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar Iranin me një sulm masiv ndaj objektivave kyçe nëse nuk pranon marrëveshjen për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, Trump bëri të ditur se afati i tij i fundit është e martë në ora 20:00 sipas kohës lindore.
Madje tha se SHBA-ja planifikon të “shkatërrojë çdo urë në Iran” dhe që çdo central energjetik të bëhet i papërdorshëm.
Ai shtoi se gjithë vendi mund të shkatërrohet “në një natë” dhe theksoi se nuk dëshiron ta bëjë këtë, duke thënë se iranianët janë “të gatshëm të vuajnë për lirinë e tyre”.
Trump gjithashtu kritikoi NATO-n dhe shprehu zhgënjim për mungesën e mbështetjes së aleancës në konfliktin me Iranin.
Ndërkohë, Izraeli sulmoi një fushë gazi në jug të Iranit, duke vrarë dy komandantë të Gardës Revolucionare, duke synuar të godasë një burim kryesor të të ardhurave të vendit. Reagimet iraniane përfshijnë refuzimin e një armëpushimi 45-ditor dhe paralajmërime për vazhdimin e mbrojtjes së vendit.