Trump ultimatum Iranit: Keni 48 orë për marrëveshje ose hapni Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se Irani ka edhe 48 orë kohë për të arritur një marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit, përndryshe do të përballet me pasoja të rënda. Në një postim në Truth Social, ai rikujtoi ultimatumin e mëparshëm, duke theksuar se koha po mbaron.

“E mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë kohë për të arritur një marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit? Koha po mbaron – kanë mbetur vetëm 48 orë përpara se të shpërthejë ferri i vërtetë kundër tyre. Falë Zotit!”, shkroi presidenti amerikan.

Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të larta gjeopolitike, ndërsa paralajmërimi për një përshkallëzim të mundshëm shton shqetësimet për stabilitetin në rajon dhe për ndikimin që mund të ketë në tregjet globale të energjisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top