Trump thotë se SHBA po e shqyrton seriozisht daljen nga NATO: Është tigër prej letre

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se po e shqyrton seriozisht largimin nga aleanca e NATO-s, pasi ajo nuk iu bashkua misionit SHBA-Izrael kundër Iranit.
Duke përmendur veçanërisht Putinin, Trump i quajti “tigër prej letre” vendet anëtare të NATO’së, teksa shprehet se nuk është ndikuar kurrë.

“Oh po, do të thoja se [është] përtej çdo rishqyrtimi. Nuk u ndikova kurrë nga NATO. Gjithmonë e dija se ata ishin një tigër letre, dhe Putini e di këtë gjithashtu, meqë ra fjala.”, i thotë ai gazetës britanike The Telegraph.

Ai argumenton se SHBA-të bënë pjesën e tyre për të mbrojtur Ukrainën, edhe pse nuk ishte problemi i Amerikës.

“Ne kemi qenë atje automatikisht, përfshirë Ukrainën. Ukraina nuk ishte problemi ynë. Ishte një provë, dhe ne ishim atje për ta, dhe do të kishim qenë gjithmonë atje për ta. Ata nuk ishin atje për ne.,” thotë Trump, i cili ka shprehur skepticizëm të përsëritur në lidhje me aleancën ushtarake transatlantike

Ai gjithashtu sulmon kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe aftësitë ushtarake britanike: “Ju as nuk keni një marinë. Jeni shumë të vjetër dhe keni pasur transportues aeroplanësh që nuk funksionuan.”, deklaroi Trump.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top