Trump tha se Zelensky ishte i gatshëm t’i dorëzojë Krimenë Rusisë

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i konsideron propozimet e fundit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për lëshime të gjera territoriale nga ana e Ukrainës në favor të Rusisë si shumë largvajtëse.

“Ukraina mund ta kishte arritur vetë një gjë të tillë, si të thuash përmes një kapitullimi një vit më parë”, tha politikani i socialdemokrat në emisionin “Bericht aus Berlin”.

Ndihmat për Ukrainën do të vazhdojnë

Pistoriusi e siguroi Ukrainën për ndihma të mëtejshme ushtarake nga Gjermania – edhe në rast të ndërprerjes së mbështetjes amerikane. Kjo është përcaktuar qartë edhe në marrëveshjen e koalicionit, theksoi ai. “Nëse Ukraina bie, nëse Putini e fiton këtë luftë, pra e pushton Ukrainën, qoftë edhe vetëm pjesë të mëdha të territorit të saj, atëherë ky do të jetë një kërcënim maksimal për territorin e NATO-s dhe, madje, edhe për vendet fqinje si Moldavia dhe Gjeorgjia”, tha Pistorius.

Siguria dhe paqja në Evropë

Të gjithë duhet ta kenë të qartë: “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me solidaritetin me Ukrainën, por ka të bëjë me sigurinë dhe paqen tonë në Evropë.”

Ukraina e di, tha Pistorius, se një marrëveshje armëpushimi e qëndrueshme dhe e besueshme ose një zgjidhje paqeje “mund ose do të çojë gjithashtu në lëshime territoriale”. Ai vetë nuk do t’i lidhte këto me kufijtë territorialë. Në fund të fundit ato duhet të jenë në përpjesëtim me garancitë e sigurisë për të ardhmen./ DW

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top