Trump tallet me Putinin: Të shohim a reagon kështu për sanksionet pas gjashtë muajsh

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me ironi ndaj komenteve të homologut rus, Vladimir Putinit, pas vendosjes së sanksioneve të reja të SHBA-së ndaj dy kompanive më të mëdha ruse të naftës, Rosneft dhe Lukoil. Kreu i Kremlinit kishte pranuar se masat e Uashingtonit do të kenë “pasoja të caktuara”, por kishte theksuar se ato nuk do të kenë ndikim të rëndësishëm në ekonominë ruse.

Por Trump nuk e la pa përgjigje. I pyetur gjatë një konference për shtyp për deklaratat e Putinit, ai u përgjigj me një ton sarkastik, duke thënë “Jam i lumtur që ai ndihet kështu, shumë mirë”.

Më pas, me një të qeshur të lehtë dhe ndërsa sekretari i mbrojtjes Pete Hegseth qëndronte pranë tij duke buzëqeshur, shtoi:“Do t’ju njoftoj pas gjashtë muajsh. Le të shohim si do të shkojë.” Sipas analistëve, sanksionet e reja pritet të kenë një goditje të fortë ekonomike ndaj Moskës, shkruan Sky News.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top