Trump sulmon Papën: I dobët dhe i tmerrshëm, po të mos isha unë s’do të emërohej

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar Papa Leone XIV në një postim në Truth. Ai e ka quajtur Papën “të dobët ndaj kriminalitetit” dhe “shumë të keq në politikën e jashtme”. Trump deklaroi se Papa nuk ka adresuar siç duhet kufizimet ndaj institucioneve fetare gjatë pandemisë COVID-19. Ai shtoi se preferon vëllain e tij Louis, të cilin e përshkroi si mbështetës të fortë të lëvizjes MAGA. Në të njëjtin reagim, Trump pretendoi se zgjedhja e Papa Leone XIV ishte e papritur dhe e ndikuar nga fakti që ai është amerikan. Ai madje shtoi se pa praninë e tij në Shtëpinë e Bardhë, Leone nuk do të ishte zgjedhur në krye të Vatikanit.

Tensionet ndërkombëtare janë rritur pasi SHBA pritet të nisë një bllokadë të Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të negociatave me Iranin. Teherani ka paralajmëruar reagim të ashpër ndaj çdo pranie ushtarake. Zyrtarët iranianë kanë akuzuar SHBA-në për ndryshim të vazhdueshëm të kushteve dhe qasje maksimaliste në bisedimet për çështjen bërthamore.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top