Trump shpall ‘fitore të plotë’ pas marrëveshjes për armëpushim dyjavor me Iranin

Në Lindjen e Mesme, Presidenti Donald Trump dhe Iran kanë rënë dakord për një armëpushim dy‑javor, duke pezulluar përkohësisht armiqësitë mes palëve pas javësh tensioni dhe kërcënimesh për përshkallëzim.

Marrëveshja u arrit vetëm pak orë para një afati kritik që kishte vendosur SHBA për të nisur sulme më të gjera, për shkatërrimin e Iranit.

Palët kanë shpallur fitore mbi këtë armëpushim, por me qasje të ndryshme ndaj asaj që ai përfaqëson. Trump e ka përshkruar marrëveshjen si një fitore të plotë për Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se gjithçka që synonte politika amerikane është arritur dhe duke quajtur armëpushimin “një hap pozitiv për paqe”.

Në anën tjetër, zyrtarët iranianë e kanë cilësuar armëpushimin si një sukses diplomatik për Teheranin, duke argumentuar se pozicioni i tyre strategjik ,përfshirë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit, është i njohur dhe i respektuar në këtë marrëveshje, dhe duke përshkruar rezultatin si një fitore historike për Iranin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top