Trump publikon mesazhin e Macron për Greolandën

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth Social një pamje ekrani që, sipas tij, është një mesazh i dërguar nga presidenti francez Emmanuel Macron, ku vihet në dyshim politika e SHBA-ve ndaj Groelandës.

Krahas mbishkrimit “Shënim nga Presidenti Emmanuel Macron i Francës”, në mesazhin e publikuar thuhet: “Miku im, jemi plotësisht dakord për Sirinë. Mund të bëjmë gjëra të mëdha për Iranin. Nuk e kuptoj çfarë po bën me Groenlandën.”

Publikimi i mesazhit vjen në një klimë të tensionuar mes dy liderëve. Ditët e fundit, Macron e ka cilësuar si “të papranueshëm” kërcënimin e Trump për tarifa lidhur me Groenlandën dhe ka refuzuar ftesën për t’iu bashkuar “Bordit të Paqes” për rindërtimin e Gazës.

I pyetur për këtë refuzim, Trump u shpreh shkurt: “Askush nuk e do atë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top