Trump President i SHBA, Berisha konfirmon se do të kërkojë anulimin e “non grata”

Kryedemokrati Sali Berisha ka konfirmuar se me rikthimin e Donald Trump si President i SHBA do të kërkojë anulimin për shpalljen e tij “non grata”.

Berisha u shpreh se para se të ndërmarrë këtë hap do të konsultohet me juristë mbi rrugën që duhet të ndjekë.

Sali Berisha: Me rikthimin e Donald Trump padiskutim do të bëj përpjekjet e mia për anulimin e një vendimi korruptiv të bazuar në lobimin e Edi Ramës me qëllimin e vetëm likuidimin e opozitës në Shqipëri dhe dorëzimin e të gjitha pushteteve tek Edi Rama.

Kjo është evidente dhe e sanksionuar në një histori dokumentesh.

Para se ti marr këto hapa do të konsultohem me juristë se çfarë rruge me sugjerojnë ata për të ndjekur.

Tani nuk kam asnjë lloj problemi, kam përshëndetur vendimet e marra nga Donald Trump për të mos lejuar përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë kundër opozitave konservatore në botë, vendimin e tij, pse direktimin e tij kundër drejtësisë së korruptuar politike të krijuar në SHBA dhe ji vetëm, por edhe në vende aleate, largimin e një numri të madh, ndër të cilët më duhet të them edhe elementë të korruptuar në Shqipëri nga administrata e shtetit. Ka zhvillime pozitive.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top