Trump po planifikon shkurtime të mëdha në CIA dhe agjenci të tjera të inteligjencës

Administrata e Presidentit Donald Trump po planifikon shkurtime të konsiderueshme për CIA-n dhe agjencitë e tjera të inteligjencës, sipas një raporti në Washington Post. CIA planifikon të shkurtojë 1,200 vende pune, ndërsa mijëra të tjera do të humbasin nga agjencitë e tjera të komunitetit të inteligjencës amerikane.

Që kur mori detyrën në janar, Trump dhe aleati i tij, Elon Musk, kanë nisur një program për uljen e kostove në qeverinë federale dhe janë përpjekur të shpërbëjnë agjenci të ndryshme, duke rezultuar në shkarkimin ose dorëheqjen e më shumë se 200,000 punonjësve federalë deri më sot.

Një zëdhënës i agjencisë së spiunazhit nuk e konfirmoi këtë shifër, por tha se drejtori i saj, John Ratcliffe, po vepron menjëherë për të siguruar që personeli i CIA-s të përmbushë prioritetet e sigurisë kombëtare të përcaktuara nga administrata.

Ndryshimet që po promovohen, sipas të njëjtit burim, do ta vendosin CIA-n në një pozicion më të mirë për të garantuar suksesin e misioneve të saj në vitet e ardhshme. Kjo agjenci në fillim të këtij viti u bë e para në “komunitetin e inteligjences” të cilës stafit të saj iu ofrua pushim vullnetar, si pjesë e dëshirës së Presidentit Trump për të eliminuar mijëra vende pune në sektorin publik dhe për të zvogëluar madhësinë e qeverisë federale.

As numri i punonjësve të CIA-s dhe as buxheti i saj i përgjithshëm nuk dihen publikisht. Megjithatë, sipas informacionit të zbuluar në vitin 2013 nga informatori Edward Snowden, shërbimi punësonte rreth 21,000 njerëz në atë kohë. Sipas Washington Post, shkurtime do të bëhen edhe në NSA, një tjetër agjenci inteligjence e specializuar në përgjime dhe spiunazh elektronik.

Shtëpia e Bardhë prezantoi dje planin e parë buxhetor të mandatit të dytë të Donald Trump, i cili përfshin shkurtime në programe që konsiderohen në kundërshtim me idetë ultrakonservatore, por i lë shpenzimet ushtarake dhe shpenzimet e sigurisë kombëtare të padëmtuara.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top