Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se është në komunikim me presidentin rus Vladimir Putin dhe udhëheqësit ukrainas, përfshirë Volodymyr Zelenskyn, në kuadër të përpjekjeve të tij për një marrëveshje paqeje në Ukrainë. Ai pohoi se ishte pak i zhgënjyer nga Zelensky, pasi sipas tij ai nuk i kishte lexuar propozimet e SHBA-së për paqen.
“Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin,” tha Trump, duke shtuar se beson se Moska është e gatshme të pranojë idenë e tij.
“Mendoj se Rusia është dakord, nuk jam i sigurt nëse Zelensky është dakord, popullit të tij i pëlqen,” u shpreh ai kur u pyet për hapat e ardhshëm në negociatat e mundshme të paqes.