Trump për herë të fundit Teheranit: Ose do të bëjmë marrëveshje, ose do shkatërroheni

Presidenti amerikan Donald Trump pa paralajmëruar me tone të ashpra regjimin terrorist të Teheranit lidhur me kohën e stërzgjatur pa marrëveshje.

“Ose do të bëjmë marrëveshje, ose do të shkatërroheni”, deklaroi ai, duke e bërë të qartë se Washingtoni pret një përgjigje konkrete nga pala iraniane në lidhje me negociatat.

Gjatë fjalimit të tij, Trump theksoi se SHBA-ja preferon rrugën diplomatike, por paralajmëroi se “Irani duhet të bëjë zgjedhjen e duhur”.

Ai shtoi se “nuk do të lejojmë që situata të zvarritet pafundësisht”, duke nënvizuar se administrata amerikane është e gatshme të ndërmarrë hapa të tjerë nëse nuk ka progres.

Në një tjetër deklaratë të fortë, ai u shpreh: “Ose do të ketë marrëveshje, ose ne do ta përfundojmë punën”,duke paralajmëruar pasoja të rënda në rast të dështimit të dialogut.

“Liderët iranianë ose do të bëjnë gjënë e duhur, ose ne do ta mbarojmë punën. Irani është plotësisht nën kontrollin tonë. Ose do të bëjmë marrëveshje, ose do të shkatërrohen. Në çdo rast, ne fitojmë, u shpreh presidenti amerikan.”, deklaroi Trump.

Trump foli edhe për Pakistanin, duke i cilësuar pakistanezët si “ndërmjetësues të shkëlqyer”, ndërsa vlerësoi rolin e udhëheqjes politike dhe ushtarake të vendit.

Sa i përket marrëdhënieve me Kinën, ai konfirmoi se do të zhvillojë një bisedë të gjatë me Xi Jinping për luftën në Iran, megjithëse shtoi se nuk beson që presidenti kinez do ta ndihmojë Washingtonin për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top