Trump paralajmëron se do ta shpallë Ngushticën e Hormuzit si territor të SHBA’së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të premten se SHBA-ja do të ndërmarrë masa të ashpra ekonomike ndaj Iranit, ndërsa të dyja vendet vazhdojnë të jenë në një konflikt që ka zgjatur gati gjashtë muaj. Gjatë një tubimi politik në një akademi policore në shtetin e Nju Jorkut, Trump tha se së shpejti do ta shpallë ngushticën e Hormuzit si territor të Shteteve të Bashkuara.

 

Këto komente pasuan paralajmërimin e Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, i cili një ditë më parë deklaroi se SHBA-ja do të aplikojë masa të paprecedenta ndaj Teheranit që nga java e ardhshme, sipas Times of Israel.

 

Në përgjigje, Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, deklaroi se Teherani nuk do të frikësohet nga kërcënimet dhe theksoi se ngushtica e Hormuzit do të hapet ose mbyllet vetëm nën autoritetin iranian.

 

Ai shtoi se ndërmjetësuesit nga Katari dhe Pakistani janë në kontakt me Iranin, por kjo nuk përbën negociata për t’i dhënë fund konfliktit. Ndërkohë, kompania shtetërore e naftës e Emirateve të Bashkuara Arabe, ADNOC, raportoi se dy anije të saj u sulmuan të enjten në mbrëmje gjatë kalimit në ngushticë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top