Trump paralajmëron Iranin nga Pekini: Durimi me Teheranin s’do të zgjasë shumë kohë

Presidenti Donald Trump tha se durimi i tij po mbaron për çështjen e Iranit.

“Nuk do të duroj më gjatë, ata duhet të bëjnë një marrëveshje”, tha ai gjatë një interviste me Fox News në Pekin, ku po vazhdon vizitën e tij zyrtare për 2-ditore.

Kujtohet se Shtëpia e Bardhë njoftoi se gjatë bisedimeve të tyre dje, Trump dhe Xi ranë dakord për nevojën për ta mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, në një kohë tensionesh në rritje në rajon dhe shqetësimesh për sigurinë e lundrimit. Në të njëjtën intervistë, presidenti amerikan tha se do të “ndihej më mirë” nëse Shtetet e Bashkuara do të kishin në duar uraniumin e pasuruar shumë të Teheranit, diçka që megjithatë do ta donte “më shumë për arsye komunikimi”.

“Do të preferoja ta kisha. Do të ndihesha më mirë nëse do ta kisha, por mendoj më shumë për arsye komunikimi sesa për çdo gjë tjetër. Ajo që mund të bëjmë është ta bombardojmë përsëri”, shtoi ai, me sa duket duke iu referuar bombardimit amerikan të tre objekteve bërthamore iraniane në qershor 2025.

Presidenti amerikan Trump ka bërë deklarata të ndryshme, shpesh kontradiktore, në lidhje me rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit. Ai ka thënë, për shembull, se është i paarritshëm sepse është varrosur në rrënojat e objekteve ose se monitorimi në distancë i këtyre objekteve do të mjaftonte.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top