Trump: Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk kam folur me ta që nga ndërhyrja ajrore

Presidenti amerikan, Donald Trump tha se nuk po flet me Teheranin që pasi bombarduesit amerikanë sulmuan objektet bërthamore iraniane, duke theksuar se nuk i ofron asgjë Iranit, në kundërshtim me qëndrimin e mbajtur nga ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama.

Në një postim që bëri gjatë natës së djeshme në Truth Social, presidenti i SHBA-së shkroi: “Unë NUK i ofroj ASGJË Iranit, ndryshe nga Obama i cili u pagoi atyre miliarda dollarë si pjesë e lëvizjes së pamend drejt një Plani të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit për armët bërthamore (i cili tani do të kishte skaduar!). Unë as nuk kam folur me ta që kur NE I SHKATËRRUAM PLOTËSISHT objektet e tyre bërthamore.”

Të premten, Trump mohoi raportet e medias se administrata e tij kishte diskutuar ndihmën e Iranit për të aksesuar deri në 30 miliardë dollarë fonde në mënyrë që të ketë një program bërthamor për të prodhuar energji për qëllime paqësore.

Kujtohmë se dje Teherani i kërkoi OKB-së të njohë Izraelin dhe SHBA-në si përgjegjëse për luftën 12-ditore kundër Iranit, e cila përfundoi më 24 qershor me zbatimin e një armëpushimi, sipas një letre të botuar sot drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

“Me këtë letër i kërkojmë zyrtarisht Këshillit të Sigurimit të njohë regjimin izraelit dhe SHBA-në si nismëtarë të veprimit agresiv dhe të njohë përgjegjësinë e tyre të mëvonshme, duke përfshirë pagesën e kompensimit dhe dëmshpërblimeve”, shkruan kreu i diplomacisë iraniane, Abbas Araghchi, në letrën drejtuar Antonio Guterres.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top